Bruksel, 25 mars 2024 – Ka përfunduar pa ndonjë rezultat edhe takimi i dytë i kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, i cili u zhvillua të hënën në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Temë e vetme e takimit ka qenë rreguullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për opagesa me parea të gatshme, e cila e ndalon përdorimin e valutave tjera në këto transaksione, përveç valutës zyrtare të Kosovës – Euros, gjë që e bën të paligjshëm përdorimin e dinarit të Serbisë në Kosovë.
Kyenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se të dy palët janë pajtuar të takohen përsëri javën e ardhme, me shpresë se propozimet e palëve për zgjidhjen e çështjes së dinarit, të cilat janë ende të largëta me njëra-tjetrën, do të përafrohen.
“U pa që ka një dallim të madh të propozimeve të të dyja palëve dhe, pas disa bisedimeve, u dakorduam se ka nevojë edhe për një takim të radhës, për të parë se a ka mundësi të afrohemi drejt një zgjidhje apo jo”, ka deklaruar Bislimi pas përfundimit të takimit me Petkoviqin.
Bislimi ka shpjeguar se në takimin e sotëm të dyja palët i kanë paraqitur propozimet e ture dhe i kanë argumentuar ato.
“Ne kemi komentuar propozimet e palës tjetër, për të parë se në çfarë mase ato janë brenda kornizave për të cilat jemi dakorduar dhe pastaj kemi argumentuar secili për secilin nen të propozimit të vet. Por, në takimet bilaterale është parë që ende ka nevojë për përafrim të qëndrimeve, andaj është dakorduar që të provohet në një takim tjetër gjatë javës së ardhshme”, ka thënë ai.
Bislimi ka thënë se pala kosovare e ka paraqitur një propozim shumë konstruktiv që mundëson që mbështetja financiare nga Serbia të arrijë direktë përfituesve të fundit, pa u lënduar në asnjë mënyrë Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, si autoritet i pavarur, si eghe legjislacioni në fuqi.
Ai ka thënë se problemi nuk qëndron te simbolika që Serbia thotë se dinari është simbol i pranisë së Serbisë në Kosovë. “Ne jemi në kërkim të një zgjidhje praktike që nuk ka asgjë simbolikë por e ka qytetarin në fokus kryesor, por unë kisha dashur që të mos dëmtohen negociatat duke nxjerrë detaje nga propozimet e të dyja palëve”, është shprehur Bislimi.
Ai ka thënë se beson që në takimin e radhës mund të gjendet një zgjidhje, nëse ka vullnet politik nga të dyja palët.
Ndërkaaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, e ka akuzuar palën kosovare se nuk ka shprehur vullnet politik për të arritur një marrëveshje.
“Mjafton të them se nga pala tjetër nuk ka pasur asnjë mund që ajo letër të mund të quhej propozim që shkon në drejtim të një marrëveshje kompromisi. Kjo është ajo që më brengos shumë. Nuk e di në cilin drejtim po shkon dialogu. Më brengos e ardhmja e popullit serb në Kosovë e Metohi, kur e sheh se pala tjetër s’ka vullnet politik për të arritur deri te një zgjidhje”, është shprehur Petkoviq.
Por, ai nuk e ka kursyer edhe Bashkimin Evropian, si ndërmjetës të dialogut midis Kosovës e Serbisë.
“Bashkimi Evropian ose nuk po mundet ose nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje”, është shprehur Petkoviq.
Megjithatë, ai ka thënë se dy palët janë pajtuar që më 4 prill të vazhdojnë bisedimet për të gjetur një zgjidhje.
“Pas tri orë e gjysmë diskutime direkte me palën e Prishtinës, ku kemi folur për propozimet, më pas pati edhe diskutime biletarale me BE-në, e dakordimi është që të vazhdojmë të bisedojmë në Bruksel më 4 prill”, ka thënë Petkoviq.
Para takimit trepalësh, i dërguari ië BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluiar takime të veçanta me delegacionin e Kosovës të udhëhequr nga kryenegociatori Besnik Bislimi, dhe me delegacionin e Serbisë të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq.
Takimet e sotme ishin vazhdimësi e takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët ishin pajtuar të paraqitnin propozimet e tyre për një zgjidhje për çështjen e dinarit.
(r.m.)