Prej disa ditësh situata në Veri të Kosovës, vijon të jetë tepër e tensionuar, pasi kryeministri Albin Kurti vendosi të zbatonte vendimin e ligjshëm, për reciprocitetin e targave.
Por, ky vendim ka sjellë zemërim të Serbisë, e cila nuk e pranon reciprocitetin, me pretendimin se ata nuk e njohin Kosovën si shtet.
Por, ajo çfarë ka ndodhur sot në Shqipëri, është një skandal i padëgjuar në 30 vite demokraci.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në një reagim në faqen e saj zyrtare, pasditen e sotme, i drejtonte thirrje Serbisë të tërhiqte forcat e armatosura nga kufiri me Kosovën.
“Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës. Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilave Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.”-thuhej ndër të tjera në deklaratë. (Lexo ketu)
Por, vetëm pak orë pas deklaratës, ka ndodhur skandali. Ministria e Jashtme ka fshirë deklaratën, për Kosovën.
Në vend që të hiqte Serbia tanket, Rama urdhëron fshirjen e deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, për Kosovën.
Një skandal i paparë dhe i padëgjuar më parë./CNA.al