Sofija Todoroviq: Kosova duhet të pranohet në OKB, Serbia është obliguar të mos pengojë

Beograd, 13 gusht 2023 – Drejtoresha e programit të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sofija Todoroviq, ka thënë se Kosova duhet të bëher anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe ka shtuar se Serbia është pajtuar që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Todoroviq ka thënë se OKB-ja “është krijuar për të garantuar paqen dhe të drejtat e njeriut” dhe ka shprehur bindjen se pranini i Kosovës në këtë organizatë “sigurisht do të nënkuptonte përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë”.

I pyetur nëse marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ishte realitet apo tradhti, Todoroviq u përgjigj se “duhet të na vijë turp për disa gjëra të tjera, jo për faktin se duam të flasim me njerëzit me të cilët jetojmë shumë afër”.

Todoroviq ka thwnw se marrwvshja e Brukselit dhe aneksi i saj, të pranuara nga Beogradi dhe Prishtina janë bazë pwr normalizimin e marrëdhwnieve midis dy vendeve dhe faktori ndwrkombwtar do tw instojw nw zbatimin e saj.

“Kushdo qw angazhohet pwr konflikt tw ngrirë nw mwnyrw që të realizojë qëllimet e veta nuk i kupton të drejtat dhe nevojat e njeriut për jetënormale”, është shprehur ajo.

Todoroviq ka mohuar se Serbia gjendet para dilemës: Bashkimi Evropian apo Kosova. Ajo ka thwnw se Serbia nuk mund tw zgjedhë, sepse Kosova është pjesë e Kapitullit të 35-të të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Përgjigja ime do të ishte: edhe BE-ja edhe Kosova, por Kosova si një territor funksional ku njerëzve u garantohen të drejtat themelore të njeriut dhe ku, më në fund, mbretëron paqja”, ka theksuar Sofija Todoroviq, për agjencinë serbe “Fonet”.

Ajo ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është një “gjë e dakorduar”, sepse është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, por ka theksuar se Asociacioni nuk duhet të përdoret si arenë zënkash dhe përplasjesh midis palëve.

Todoroviq ka thënë se situata në pjesën veriore të Kosovës është e brishtë dhe se ajo duhet të tejkalohet përmes bisedimeve.

Upitana o riziku sukoba, ona je ukazala da smo mi već u sukobu, jer na Kosovu ima incidenata, nereda na ulicama i povređenih. Ajo ka thënë se të dyja palët duhet të punojnë për paqe të qëndrueshme.

“Paqja nuk është vetëm deklaratë. Për të duhet të punohet”, është shprehur ajo.

(r.m.)