Sophie Sorschag, sportistja e parë e Kosovës në gara ndërkombëtare në vitin 2024

Oberstdorf, 2 janar 2023 – Sophie Sorschag e përfaqësoi Kosovën në garën e kërcimeve me ski që u zhvillua të hënën, në Oberstdorf të Gjermanisë. Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në garat e kërcimeve me ski.

Sorschag doli e 44-ta prej gjithsej 57 garueseve që morën pjesë në këtë garë. Ajo kërceu 102 metra, çka ishte e pamjaftueshme për plasin në pesën finale.

Sophie Sorschag është austriake. Para një viti ajo kishte vendosur të garojë për Kosovën.

Në kohën që kishte vendosur të garonte për Kosovë vlerësohej si sportiste me potencial të madh, por deri më tani ajo nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë, për shkak të një lëndimi që e ka mbajtur një kohë të gjatë jashtë garave. Prej se e përfaqëson Kosovën ka marrë pjesë në tetë gara.

(r.m.)