Sopranoja e parë shqiptare në Operën e Shkupit jep koncert në New York

Dëshira Ameti, artistja me origjinë nga Dibra që studjoi me Nina Mulën në Tiranë, vjen në New York me artistin Arian Kërliu dhe pianisten Elena Siljanovska

 

Intervistoi Beqir Sina

 

38-4Pas shfaqjeve në Mynih, Tiranë, Prishtinë, Shkup, etj, keni ardhur në New York, për një koncert që prezanton kompozitorë botërorë dhe shqiptarë. Na flisni pak më shumë rreth kësaj shfaqjeje me ku marrin pjesë edhe Arian Kerliu (kitarist dhe artist i muzikës pop) dhe Elena Siljanovska (Pianiste nga Opera e Macedonisë).

Koncerti ynë në New York është një bashkëpunim i yni, si rrjedhojë e sukseseve që kemi pasur në Shkup ndërsa sa i përkët aktiviteteve ne qendrat të cilat ju i përmëndët më lart janë koncerte te cilat unë jam prëzantuar me programin tim si soprano dhe me shoqërim të orkestrave simfonike të këtyrë vendëve… Këtë rradhe unë bashkëpunoj më Arianin dhe Elenën më një program më të larmishëm duke sjëllë dhe veprat e autorëvë më të njohur shqiptarë përvëc atyrë botërorë.

 

Cilat janë disa nga pjesët e repertorit tuaj edhe disa role në Teatrin e Operas së Maqedonisë?

Puçini është për mua kompozitori i cili më njgjall shumë emocion në interpretimin e operas dhe ariet të cilat i kam në repertuarin tim .Kam interpretuar në operat “Turandot”, në rolin e Liut, “la forza del destino”, Leonora, “Paljaci”, Neda, “Cavaleria Rustikana”, Santuca, “Flauti magjik”, Pamina, “Karmen” Mikaela, etj, ndërsa nga operat shqiptare, Donika  te “Skenderbeu”.

 

Ju e nisët karrierën tuaj nga muzika e lehtë – ndërkohë që drejtimi i juaj do te ishte “muzika klasike”. Pse ndodhi kjo?

Unë jam prezantuar si këngëtare në disa nga festivalet e Radiotelevizionit shqiptar në kohën kur studioja dhe keto pjesëmarrje të mijat ishin vetëm nga dëshira për ta provuar atë skënë e cila ishte interesante për mua por jo ajo që do më plotësontë të isha vetvetja sepse muzika lirike më flinte në shpirt ndaj dhe une ju përkushtova asaj.

 

Keni përfunduar Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1998, në klasën e profesoreshës Nina Mula. Sa ka ndikuar kjo tek ju dhe a ka qenë e lehtë apo e veshtirë të jeshë nxënëse e profesoreshës Nina Mula?

Të jesh studente e Nina Mulës do të thotë shumë për  shkollimin e vokalit, për të fituar përvojën e punës që të mos i trembesh kur asaj për sigurinë si këngëtarë e Operas, prandaj me shumë bindje e them këtë nga përvoja ime dhe nga rezultatet e saja si profesore që ka dhënë tek studentët e saj të cilët sot këndojnë në skenat e botës… Ajo ishte një artiste e madhe e cila e donte punën ishte e palodhshme për studentët e saj prandaj unë e kam ndjere si një kënaqësi shpirtërore dhe asnjëhërë si lehtë apo vështirë.

 

Si jeni ndier kur u rikthyet për herë të parë në Tiranë pas 11 vjetësh në një koncert me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar?

Pas studimeve u punësova në Operën e Shkupit si soliste e roleve kryesore dhe prita momentin më të rëndësishëm që të mund të kthehem si artiste e kompletuar me përvojën e punës dhe me një program të vështirë përpara artdashësve në Tiranë për të cilët unë ndjeja një përgjegjësi si studente e tyre, prandaj dhe koncerti me orkestrën simfonike të Radiotelevizionit shqiptar ishte ai qe më dha mundësinë që të rikthehem pas atyre viteve.

 

Cili ka qenë një nga kulmet e interpretimeve në karrierën tuaj?

Kulminacione në art nuk ka gjithmonë. Artisti kërkon më të bukurën dhe më të bukurën e saj, por unë do të përmendja rolin e Leonorës nga Opera “La forza del destino” në Operën e Maqedonise ku vërtët është shumë e vështirë për të qënë e para e sukseseve ku unë jam e vetmja shqiptare historikisht në këtë institucion prandaj dhe ky rol më plotëson fjalën sukses!

 

Çfarë vështirësish keni hasur në rrugën tuaj si artiste?

Vështirësia e një artisti është gjithmonë ajo që duhet të lufosh konkurencën sipas meje. Por siç e theksova më lart, kam pasur rastin e vështirë që më është dashur të konkurroj e vetme në mesin e maqedonasve.

 

Çfarë ju ka bashkuar me Arian Kerliun, muzika apo dashuria për njeri tjetrin?

Të dyja bashkë. Ariani është një artist i cili më ndjek në punën time dhe është kritiku im më i madh. Ai është bashkëshort i mrekullueshëm dhe sigurisht që kjo më plotëson në jetë si artiste dhe si familjare që së bashku me Dean tonë,jemi një familje që unë gjithmonë e kam ëndëruar.

 

A ju merr malli për Dibrën?

Dibra është qyteti ku unë kalova fëmijërinë time dhe kujtimet e fëmijërisë janë të pavdekshme për çdo njeri. Për mua si artiste Dibra me bukurinë e saj natyrore ajrin e pastër dhe gjithçka që më rrëthonte aty, më ka krijuar. Më ka bërë që të jem kjo që jam për të vazhduar më tej që ta nderoj atë vend, familjen dhe shoqërinë time të dashur…

 

Në mos gabohem ju jeni edhe Kryetare e Shoqatës së Artistëve, Muzikantëve dhe Baletit Shqiptar në Maqedoni. Çfarë mund të na thoni për këtë Shoqatë?

Shoqata e Artisëvë  Shqiptar në Maqedoni është formuar në vitin 1999 kur unë isha e punësuar në Operan e Maqedonisë dhe në nismën e një kompozitori të madh me prejardhje shqiptare që jetonte dhe vepronte në vend. U hap shoqata ku anëtarë të saj u bënë disa nga artistët që jetonin në Shkup.

Kemi pasur shumë koncerte dhe aktivitete të ndryshme me këtë shoqatë ku kemi prezantuar vlerat e artit shqiptar dhe të shpresojmë që dhe në të ardhmen te vazhdojmë me një përkrahje akoma më të madhe te shpalosim punën e artistëve tanë kudo në botë.

 

Sipas mendimit tuaj cili është zhvillimin e kulturës së shqiptarëve në vendet fqinje dhe nëpër botë me pjesemarrjen e artistëve shqiptarë dhe interpretimin e veprave të autoreve shqiptarë ne skenat botërore ?

Artistët shqiptare kanë dhënë rezultatin e tyre kudo që ato prezantohen nëpër botë,ne kemi emra të mëdhënj si Inva Mula, Sajmir Pirgu, Josif Gjipali etj të cilët më mirë se kush mund të prezantonte popullin tonë dhe artin që ata kanë kultivuar.

 

Së fundi, cilat janë ambiciet tuaja profesionale?

Ambiciet profesionale nuk mbarojnë te artisti. Nëse ambicja mungon puna ngecet ndaj dhe do ta përmëndja aritjen në majat e skenave botërore si Metropolitan meqe jemi në New York, ndërsa Europa mbetet përseri vendi ku do të dëshiroja të performoja më shumë….