Duke se Aleks Soros, djali i miliarderit Xhorxh Soros nuk i ndahet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Pas fotove të shumta me të, e fundit ajo në Beograd për Ballkanin e Hapur, Aleks Soros ka publikuar një foto tjetër me të.
Kryeministri Edi Rama ka qenë në Francë në Pallatin Elysee ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes, ku duket se në këtë forum ka qenë edhe Aleks Soros, të cilit nuk i ka shpëtuar mundësia për të bërë foto me Ramën.
“Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes”, shkruan Alejs Soros në Instagram.
Forumit të Paqes në Francë u mbajt në kuadër të luftës botërore kundër pandemisë COVID-19 dhe rëndësinë e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe ndryshimeve klimatike.
oranews