Prishtinë, 10 janar 2022 – Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do ta marrë sot detyrën e tij edhe zyrtarisht.
I Ngarkuari i deritanishëm me Punë në Ambasadën amerikane Nicholas J. Giacobbe ka bërë të ditur se ambasadori Honevier do t’ia dorëzojë sotletrat kredenciale Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ambasadori Hovenier, i cili luajti një rol të rëndësishëm në negociatat për statusin e Kosovës, u emërua në këtë pozitë nga presidenti Joe Biden në korrik të vitit 2021, ndërsa nga Senati i SHBA-së u konfirmua më 18 nëntor.
Kjo është hera e parë që Hovenier shërben si ambasador i SHBA-së.
Para se të emërohej në këtë pozitë, ai shërbeu si zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA-së në Ankara.
Honevier ka shërbyer edhe në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai, Peru, Serbi dhe Mal të Zi.
Honevier flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht.
(r.m.)