Gjykata e Lartë do të nisë sot gjykimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela.
Tahiri mbërriti në gjykatë me avokatin e tij Maks Haxhia.
Seanca është caktuar në orën 10:00 dhe është e mbyllur për median.
Relator i çështjes së ish-ministrit Tahiri është Sandër Simoni.
Tahiri e apeloi në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila vendosi rihetim nga e para të ish-Ministrit.
Në 26 qershor, Apeli i Posaçëm hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për Tahirin, e cila e dënoi ish-ministrin socialist me 5 vjet heqje lirie, vendim ky i konvertuar në shërbim prove për 3 vite.OraNews