Gjykata e Posaçme, kthen për rihetim dosjen e Brunilda Bekteshit, anëtare pranë Komisionin të Pavarur të Kualifikimit.
Vendimi për kthimin e dosjes është marrë nga gjyqtari Erjon Bani.
Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar pushimin e hetimeve për Brunilda Bekteshi, e cila akuzohet për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.
Në vendimin e saj gjykata argumenton se “hetimet për Bekteshin duhet të vijojnë pasi Prokuroria nuk ka hetuar plotësisht veprimet për blerjen e shtëpisë”.
Kallëzimi për Brunilda Bekteshin është bërë nga Bujar Hoti dhe shoqata “Për Drejtësi”.
Anëtarja e KPK-së, Brunilda Bekteshi u kallëzua penalisht në SPAK nga Bujar Hoti dhe shoqata “Për Drejtësi”, duke kërkuar hetimin e saj për mosdeklarim të një apartamenti dhe parregullësi në deklarimin e një kredie.