Tiranë, 4 maj 2021 – Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, ka dhënë sot pretencën për Moisi Habilajn dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal që akuzohet për trafik droge.
SPAK kërkoi 18 vjet burg për Moisi Habilajn dhe nga 15 vjet burg për Nezar Seitin, Meridian Sulajn dhe Fatmir Minajn.
Përveç dënimeve mer burg, SPAK kërkoi edhe konfiskimin e pasurisë së Moisi e Florian Habilaj, e cila ka një vlerë prej 82.4 milionë lekësh. Bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme. Në kërkesën për konfiskim janë përfshirë 7 apartamente, një ndërtesë me sipërfaqe 156 metra katror, dy njësi dhe një trualli me sipërfaqe prej 580 mettasg katror.
Mes konfiskimeve është dhe një njësi në pronësi të shoqërisë ”TURI&MZB” sh.a.
Të gjitha pasuritë e shtetasve të lartpërmendur ndodhen në Vlorë. Disa prej tyre janë në emër të Artan Habilajt, Ciko Habilajt, Zenepe Habilajt dhe Klementina Habilajt.
SPAK kërkoi 18 vite burg për Moisi Habilajn, 15 vite burg për Nezar Seitin, 15 vite burg për Meridian Sulajn dhe po aq për Fatmir Minajn. Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal, ndërkohë që ndaj tyre ka dënim dhe nga gjykatat italiane.
Emrat e grupit Habilaj dolën në dritë pas një hetimi të nisur nga drejtësia italiane.
Moisi Habilaj, i cili është konsideruar si koka e grupit të trafikut të drogës, u arratis nga vendi i vuajtjes së dënimit të arrestit të shtëpisë, në Itali, dhe tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
(r.m.)