SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Dritan Dajtit

Tiranë, 10 qershor 2021 – Gjashtë prona të paluajtshme që janë të rregjistruara në emër të familjarëve të Dritan Dajtit, i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e 4 policëve të operacionales në masakrën e 7 Gushtit në Durrës, kërkohen të konfiskohen nga prokuroria e posaçme.

Hetimi pasuror ka marrë shkas nga relacionet informative që struktura e OFL-së ka dërguar në prokurori për të dhe pasurinë që ai mendohet se menaxhon.

Prej shtatorit 2020, ky hetim është udhëhequr më pas nga prokurori i SPAK-ut, Sotir Kllapi, i cili tashmë ka proceduar me dërgimin e një kërkese për konfiskimin e gjashtë pasurive, dy apartamente shtesë anësore pallati të dhuruar nga shtetësja Durime Braçe me 36.7 m2 secila. Nw listw wshtw dhe një apartament 49 metra katror i blerë në Tiranë nga Entela Vasi, kunata e Dajtit, një pasuri me sipërfaqe 72 metër katror, e legalizuar në 31 tetor 2016 dhe më pas dhuruar nga Dorela Dajti, tek vëllai i saj, Ergest Xhoxhi.

Veç dypasurive, janë vënë në bllokim dhe tashmë kërkohet konfiskimi dhe pwr dy kompani tregtare që nga pas kanë hijen e Dritan Dajtit, për shkak se gruaja e tij, Dorela është aksionere.

Bëhet fjalë për 65 për qind të aksioneve të “Ecogreen” që menaxhohet nga Dorela Dajti. Kjo është një kompani që kryen aktivitetin e saj në fshatin Vilë-Ballaj të Rrogozhinës dhe meret me kultivimin e kulturave bujqësore në sera dhe kultivimin e peshkut.

Kompania është themeluar në 28 shkurt 2017 dhe se tashmë administrator i saj, është shtetasi Kolë Malaj, I cili zotëron dhe 15 për qind të aksioneve.

Ndërsa tre aksionerët e tjerë të kësaj kompanie, janë Lili Rudho me 10 për qind, Llazar Angjeli me 10 për qind, ndërsa Dorela Dajti gëzon 65 për qind të kësaj kompanie.

Një tjetër kompani ku Dorela Dajti është aksionerë quhet “Pelikani” e themeluar në muajin Prill të vitit 2000 në Divjakë. Në këtë kompani që ndodhet ngjitur me shkollën “Koli Soko” në Divjakë, gruaja e Dritan Dajtit gëzon 45 për qind të aksioneve të dhuruara nga aksionierët e tjerë. Prokuroria dhe policia kanë ngritur dyshime të forta për kapitalin e këtyre pasurive ndaj, tashmë kanë kërkuar konfiskimin e tyre në gjykatën e Posaçme.

(OraNews.tv)