SPAK tregoi për dyshimet që çuan në arrestimin e ish Peresidentit të Shqipërisë, Ilir Meta

Tiranë, 21 tetor 2024 – Struktura eë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë, lir Meta, u arrestua të hënën si i dyshuar për “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, për “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe për “refuzim të deklarimit, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurive”.

Në njoftimin e SPAK-ut thuhet se Monika Kryemadhit, e cila është e dyshuar për të nmjëjtat vepra penale i është komunikuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” në polici, Piro Xhixho, të cilit i është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, dyshohet për “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror, ndërsa Ema Çoku, së cilës i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, dyshohet për “pastrim të produkteve të veprës penale” kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit të SPAK-ut, “janë dokumentuar” disa episode ku Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në bashkëpunim mes tyre dhe me funksionarë të tjerë publikë, janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

“Është provuar se ish-ministri i ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës, Ilir Meta ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje, një kontratë për asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura”, thuhet në njoftim.

Prokuroria theksoi se këto marrëdhënie të ndërlidhura ngushtësisht kanë ndikuar drejtpërdrejt në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

Sipas SPAK-ut, shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh.

“Hetimet zbuluan se nga posti i ministrit të ësaj fushe Ilir Meta ka kërkuar dhe ka pranuar shuma të konsiderueshme parash nga K. I., duke kryer korrupsionin pasiv”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Ilir Meta, si kryetar i Kuvendit, dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, si deputete e Kuvendi,t në vitin 2014, kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

“Si rezultat i kësaj influence të paligjshme Meta dhe Kryemadhi kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit”, thotë SPAK-u.

Ndërsa personi nën hetim Pirro Xhixho, dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP, duke kryer të tre në bashkëpunim “korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë”.

Çifti Meta e Kryemadhi dyshohet se përfituan përkohësisht një vilë, në marrëdhënie korruptive me një biznesmen, si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të bizmesmenit, gjithashtu person nën hetim, madje morën përsipër edhe ndryshimin e një ligji sipas porosive të biznesmenëve M.K. dhe S.M.

Në njoftimin e SPAK-ut thuhet se Ilir Meta, ish kryetar i LSI-së në vitet 2016 – 2017, lidhi dhe ekzekutoi kontrata për shërbim konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e LSI-së, ndërsa shuma prej 463.546,26 dollarësh nuk u transferua nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Kjo shumë e fundit nuk është pasqyruar në bilancet e LSI-së të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Pjesë e hetimeve është edhe blerja e një apartamenti nga çifti Meta e Kryemadhi në një zonë pranë qendrës së Tiranës, e deklaruar si financim me kredi bankare.

Hetimi zbuloi se 310 mijë euro për blerjen e katit të pare janë derdhur Cash në banke nga shtetasi F. K., i cili mori kredi 335 mijë euro dhe shleu pjesën e mbetur me para të depozituara në bankë gjatë periudhës mars – nëntor 2010, thuhet në njoftim.

“Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve Meta e Kryemadhi, si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare”, thekson SPAK-u.

Nga hetimet doli se Meta e Kryemadhi nuk deklaruar shpenzimet mjekësore prej mbi 106 mijë euro të kryera gjatë viteve 2013 – 2019, pjesa dërrmuese e të cilave rreth 87 mijë euro, janë paguar në cash.

Meta e Kryemadhi nuk kanë deklaruar në maj 2020 në ILDKPI shpenzimet shëndetësore 9 mijë euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit, as edhe 100 mijë euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K., sipas SPAK-ut, duke kryer veprën penale “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje dhe deklarimi i rremë i pasurive”.

Avokati Genc Gjokutaj e cilësoi si “banditesk” operacionin e policisë për arresrtimin e z. Meta. Ai theksoi se z. Meta ka qenë disa herë në SPAK dhe gjithnjë i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

“Mënyra se si u arrestua ishte banditeske: i rrëmbyer në rrugë një ish president dhe një ish kryeministër. Nuk ka patur asnjë lloj problemi për ta thirurr si në SPAK dhe gjithandej”, tha Gjokutaj.

Por, policia tha se përdorimi i forcës për shoqërimin e z. Meta u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e policisë.

Sipas policisë z. Meta “ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese” në drejtim të përfaqësuesve të policisë dhe të drejtësisë, andaj “është nxjerrë nga automjeti dhe është shoqëruar forcërisht”.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e cilësoi arrestimin e z. Meta “shpallje lufte ndaj opozitës” nga kryeministri Edi Rama.

Ish kryeministri Sali Berisha e cilëspo arrestimin e z. Meta si “akt monstruoz” kundër opozitës. Ai tha se ky sulm është kryer me urdhër të kryeministrit Rama.

(r.m.)

Comment

*