Gjykata e Shkallës së Parë kundër Krimit dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën e SPAK-ut dhe SPAK-ia kaloi Gjykatës së Lartë rekursin
Knid Ndrenika
Prokuroria e Posaçme, SPAK kërkoi të shfuqizohet vendimi i Gjykatës së Lartë për të vazhduar dhe jo pushuar çështjen e rihapjes së gjyqit për tragjendinë e 15 marsit 2008 në Gërdec.
Për këtë rihapje SPAK-u kërkon të vazhdohet hetimi dhe gjykimi për ish-ministrin e Mbrojtjes të kohës, Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane.
Këtë çështje në Dhomën e Këshillimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do ta gjykojë gjyqtarja Saida Dollani.
SPAK-u kërkoi rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit Mediu për ta fëjsuar si një ndër përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit.
Gjykata e Shkallës së Parë kundër Krimit dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën e SPAK-ut dhe SPAK-ia kaloi Gjykatës së Lartë rekursin.
Gjyqtari Erjon Çela e rrëzoi SPAK-ut dhe nuk pranoi hetimin e zotit Mediu me arsyetimin se për 13 vjet Prokuroria ka pasur kohën e mjaftueshme për ta vazhduar çështjen, por asnjëherë nuk e ka bërë kërkesën.
Gjykata çmoi se vepra ishte e parashkruar, terminologji që përdoret kur një çështje kalon afatin 10-vjeçar nga ngjarja.
Nga shpërthimi në punishten e çmontimit të municionit në Gërdec pranë Tiranës humbën jetën 26 qytetarë, u lënduan lehtë ose rëndë mbi 300 të tjerë dhe u dëmtuan më shumë se 4 mijë objekte banesorë apo biznesi.