Spanja do të dërgojë në Ukrainë raketa dhe tanke kundërajrore

Madrid, 5 qershor 2022 – Spanja do të furnizojë Ukrainën me raketa anti-ajrore dhe tanke luftarake “Leopard” në një rritje të mbështetjes së saj ushtarake për vendin, shkruan gazeta “El Pais” të dielën, duke iu referuar burimeve qeveritare.

Spanja gjithashtu do të ofrojë trajnime thelbësore për ushtrinë ukrainase se si të përdorin tanket. Trajnimet do të zhvillohen në Letoni, ku ushtria spanjolle ka dislokuar 500 ushtarë në kuadër të operacionit të Prezencës së Përparuar të Përmirësuar të NATO-s.

Një fazë e dytë e trajnimit mund të zhvillohet në Spanjë, sipas burimeve të cituara nga “El Pais”.

Gazeta tha se ministria e mbrojtjes e Spanjës po finalizon një dorëzim në Kiev të raketave anti-ajrore të nivelit të ulët Shorad Aspide, të cilat ushtria spanjolle i ka zëvendësuar me një sistem më të avancuar.

Spanja deri më tani e ka furnizuar Ukrainën me municion, pajisje mbrojtëse individuale dhe armë të lehta.

Burimet i thanë “El Pais” se oferta e rritjes së mbështetjes u ngrit kur kryeministri Pedro Sanchez e vizitoi Ukrainën dhe u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskiy, më 21 prill, por është vonuar nga kompleksiteti i operacionit.

(REL)