Spanja sekuestron jahtin 140 milionësh të një oligarku rus

Madrid, 15 mars 2022 – Autoritetet spanjole e kanë sekuestruar në portin e Barcelonës jahtin “Valerie”, me vlerë 140 milionë dollarë, që besohet se i përket njërit prej oligarkëve kryesorë të Rusisë.

Lajmi u komunikua nga kryeministri spanjol, Pedro Sanchez, të hënën, në një intervistë televizive. Por, ai nuk e tregoi emrin e oligarkut.

Sanchez tha se Spanja do të kontaktojë shërbimet e inteligjencës dhe departamentet ekonomike të vendeve aleate në Bashkimin Evropian dhe gjetkë në përpjekje për të përcaktuar pronarin e jahtit.

Ministria e Transportit e Spanjës tha se autoritetet spanjole do të përcaktojnë nëse jahti i sekuestruar është në pronësi të ndonjërit prej personeve apo kompanive të sanksionuara nga Bashkimi Europian për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

(Euronews)