Specialja shtyn katër seanca të muajit shkurt, me kërkesë të mbrojtjes së Veselit

Hagë, 2 janar 2024 – Gjykata Speciale në Hagë ka bërë të ditur se ka vendosur t’i shtyjë seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat ishin caktuar të mbaheshin prej 13 deri më 15 shkurt.

Ky vendim është marrë pasi mbrojtja e Kadri Veselit, njërit prej të akuzuarve, e ka depozituar kërkesën për shtyrje, për shkak të vdekjes së avokatit të tij, Andrew Strong.

“Më 2 janar 2024, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Veselit dhe i anuloi seancat në këtë ҫështje nga data 12 deri më 15 shkurt. Trupi Gjykues konstatoi se Mbrojtja ka treguar një arsye të vlefshme për një ndryshim të kufizuar të orarit, për të garantuar që mundësia e Mbrojtjes për t’u përgatitur për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm të mos ndikohet nga vdekja e papritur e bashkëmbrojtësit të saj si dhe rekrutimi i mëpasshëm i zëvendësuesit të tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Avokati i ndjerë Andrew Strong ndërroi jetë më 11 dhjetor, duke lënë një boshllëk në ekipin mbrojtjes dhe duke ndikuar në planifikimin e seancave gjyqësore.

Gjykata dhe mbrojtja do të punojnë së bashku për të përcaktuar një kalendar të ri të seancave, duke u përqendruar në sigurimin e një procesi të drejtë dhe efikas për të gjitha palët e përfshira në këtë process gjyqësor.

(r.m.)