Berlin, 13 prill 2022 – Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk udhëtoi për në Ukrainë bashkë me presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, siç kishte paralajmëruar të martën.
Steinmeier tha se hoqi dorënga udhëtimi pas raportimeve se ai është i padëshiruar në Ukrainë.
“Isha gati për vizitën, por më duhet ta pranoj, nuk isha i dëshiruar në Kiev”, ka thënë Steinmeier, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Të martën, gazeta gjermane “Bild” ka shkruar se Presidenti i Gjermanisë nuk është I dëshirueshëm në Kiev, për shkak se në të kaluarën është angazhuar për afrimin e perëndimitme Rusinë.
Por. një këshilltar i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mohoi të mërkurën se presidenti Zelensky e kishte refuzuar vizitën e presidentit gjerman.
Steineier e kishte mbështetur afrimin e Perëndimit me Kremlinin dhe e kishte mbështetur ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, që do të dyfishonte sainë e gazit rus për Gjermaninë.
Pas sulmit të Rusisë nga Ukrainës, Gjermania e anuloi procesin e licensimit të gazsjellësit “Nord Stream 2”.
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës janë publikuar fotografi të shumta të një takimi miqësor të zotit Steinmeir me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Presidenti gjerman ka shprehur keqardhje për qëndrimin e tij ndaj Rusisë, në të kaluarën. Ai ka thënë gjithashtu se mbështetja e tij për gazsjellësin “Nord Strem 2” ishte një gabim i tij, ndërsa Putinin e ka quajtur njeri brutal e luftënxitës.
“Putini i vitit 2001, nuk ka asgjë të përbashkët me Putinin e vitit 2022, që është bërë një njeri brutal dhe luftënxitës”, ka thënë Steinmeier.
(r.m.)