Stephan Israel: BE ka dështuar të jetë neutrale, për shkak të Borrellit

Bruksel, 22 nëntor 2022 – Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, e ka bërë prejardhjen e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkaktare të dështimit të dialogut Kosovë – Serbi.

Në një shkrim në Twitter, Israel ka shkruar se dialogu po dështon pikërkisht për shkak të Borrellit, i cili vjen nga Spanja, e cila është njëra ndër pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

“Dështimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është dështim për shkak të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Vendlindja e Borrell është njëra nga ato shtete që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu sikur edhe Serbia. Pra, BE-ja ka dështuar në rolin e saj si ndërmjetës neutral”, ka shkruar Israel.

Joseph Borrell u kritikua në Kosovë se të hënën nuk mbajti qëndrim asnjanës në takimin Kurti – Vuçiq në Bruksel.

Borrell tha se BE-ja ua ka dhënë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. Sipas tij, Vuçiqi e ka pranuar këtë propozim, por Kurti e ka refuzuar.

“Do t’i informoj shtetet anëtare [të BE-së] dhe partnerët për sjelljen e palëve dhe për mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar”, tha ai.

“Kjo vlen veçanërisht për Kosovën”, theksoi Borell.

(r.m.)