Uashington, 11 tetor 2023 – Steve Scalise u nominua nga republikanët për kryetar të ri të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në vend të Kevin McCarthyt që u rrëzua javën e kaluar, raporton Zëri i Amerik.
Scalise, i cili aktualisht është i dyti në shkallën e lidershipit republikan, duhet të fitojë edhe mbështetjen e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.
Scalise e fitoi shumicën në një votim të fshehtë dhe me dyer të mbyllura, karshi kryetarit të Komitetit për Drejtësi, Jim Jordan.
Scalise, 58 vjeç, përfaqësues i Ohajos, e fitoi mbështetjen e shumicës së kongresmenëve republikanë veteranë që i përkasin estabilishmentit të partisë.
Mbetet të shihet nëse mbështetësit e Jordan do ta mbështesin Scalisen kur të votohet në nga përbërja plotë e Dhomës së Përfaqësuesve.
Në një forum me dyer të mbyllura të martën mbrëma, Scalise dhe Jordan u thanë republikanëve se do të mbështesin cilindo kandidat që zgjedh partia.
Në janar, në Dhomën e Përfaësuesve u zhvilluan 15 raunde votimi përpara se McCathy të zgjidhej kryetar.
Republikanët thonë se duhet të plotësohet sa më shpejt vakumi në lidership që e pengon Dhomën e Përfaqësuesve të veprojë lidhur me luftën në Izrael, ndihmën për Ukrainën dhe faturat e shpenzimeve të qeverisë përpara 17 nëntorit kur përfundon afati për miratimin e buxhetit.
“Është shumë e rëndësishme që Kongresi të kthehet në punë”, tha Scalise, pas nominimit.
(r.m.)