Stoltenberg i bën thirrje Kosovës “të mos marrë hapa të njëanshëm e destabilizues”

Bruksel, 28 maj 2023 – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, tëcilin ai e quan “mënyrë e vetme për paqe e normalizim” midis dy vendeve.

Stoltenberg, në një postim në Twitter, ai ka thënë se për situatën në Kosovë ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Ai i ka bërë thirrje Kosovës që të “mos marrë veprime të njëanshme dhe hapa destabilizues” dhe ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë ambient të sigurtë për të gjithë në Kosovë.

“Kam biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell për Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen tash në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si rruga e vetme për paqe e normalizim. Prishtina duhet të depërshkallëzojë dhe të mos marrë hapa të njëanshëm e destabilizues. NATO_KFOR do të vazhdojë të përkujdeset për një ambient të sigurtë”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe vendet e QUINT-it i kanë bëtë thirrje të dy palëve që të ms kryejnë veprime që mund të çojnë në ngritjen e tensioneve në  pjesën veriore të Kosovës.

(r.m.)