Bruksel, 13 shkurt 2023 – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka në plan ta mbajë këtë pozitë edhe një mandate tjetër, të katërt, dhe pret që të zëvendësohet në tetor të këtij viti, njoftoi NATO të dielën.
Diplomatë të disa vendeve të NATO-s kishin paralajmëruar se Stoltenbergut mund t’i zgjatet mandati i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s deri në samitin e ardhshëm të Aleancës, vitin e ardhshë, kur do të shënohet 75 -vjetori i themelit të Aleancës.
Por, pas një vizite në Uashington, javën e kaluar, zyra e Stoltenbergut njoftoi se ai nuk do të kërkonte një zgjatje tjetër të mandatit.
Jens Stoltenberg është një autoritet i respektuar brenda Aleancës dhe jashtësaj. Ai ka merita të mëdha për ruajtjen e raporteve midis aleatëve evropianë në NATO dhe Uashingtonit, në kohën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ishte kritik i madh i NATO-s.
(r.m.)