Stolteneberg do ta vizitojë Kosovën, Bosnje e Hercegovinën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bruksel, 17 nëntor 2023 – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta vizitojë Kosovën, të hënën, 20 nëntor, në kuadër të një vizite në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Stoltenberg pritet të takohet në Prishtinë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Sipas njoftimit të NATO-s, gjatë turneut të tij në Ballkanin Perëndimor, Stoltenberg do ta vizitojë Bosnje e Hercegovinën, Serbinë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Zyrtarët shtetërore të Kosovës kanë shprehur disa herë synimin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Vitin e kaluar, kryeministri i Kosovës, e ka përmendur se synon që vendi të anëtarësohet në programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë vendim të Kosovës, ndonëse kanë tërhequr vërejtjen se për një anëtarësim të tillë duhet miratim i të gjitha vendeve të aleancës.

Nga 31 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 27 prej tyre ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende jo.

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

Aktualisht, NATO-ja është e pranishme në Kosovë me misionin e saj paqeruajtës, KFOR.

Deri në nëntor të vitit 2023, pjesë e këtij misioni kanë qenë 4.687 trupa të 27 vendeve të botës.

(REL)