Stolterberg u bën thirrje Kosovës e Serbisë të ulin tensionet

Bruksel, 19 korrik 2023 – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg, ka thënë të mërkurën se është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet në Kosovë. Ai ka rikujtuar se NATO-ja e ka rritur prezencën e misionit të saj në Kosovë, KFOR, për shkak të tensioneve të fundit në veri.

“Ne do të vazhdojmë ta ruajmë paqen, siç e parasheh mandati ynë”, ka thënë Stoltenberg, në Bruksel, pas takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka theksuar se forcat e NATO-s do të jenë në Kosovë për ta ushtruar mandatin që ua jep Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Stoltenberh u ka bwrw thirrje palwve ta rifillojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis tyre.

“Ne besojmë se dialogu [mes Kosovës dhe Serbisë] duhet të rifillojë”, ka thënë ai.

Ndwrkaq, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është shumë i shqetësuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, dhe i ka kërkuar NATO-s që, përmes KFOR-it, të ofrojë siguri për serbët që jetojnë aty.

Ai ka thwnw se tensionet e fundit nw Kosovë janë pasojë e “veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës”.

(r.m.)