Uashington, 18 dhjetor 2023 – Presidenti hungarez Viktor Orban, ka uruar homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, pas fitores në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, duke thënë se Serbia nuk do të ndalet.
Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka thënë se Orban është në një linjë me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë serb, Vuçiq.
Ajo ka thënë se Orban e mbështet Vuçiqin në rrugën e Serbisë drejt BE-së, në mënyrë që në BE të zgjerohet blloku i autoritarëve.
https://twitter.com/ivanastradner?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1736547428516438465%7Ctwgr%5Ec0793b0977e9364eb9fdbab164d9515c4d75bd55%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fstradner-presidenti-hungarez-ne-nje-linje-putinin-dhe-vuciqin-po-synon-zgjerimin-e-bllokut-te-tij-autoritar-ne%2F
Ditë më parë anëtarët e Parlamentit Evropian kanë shprehur zhgënjimin e tyre për qasjen e ndryshuar të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban ndaj Kosovës, dhe jo vetëm.
Eurodeputetët tregojnë gjithashtu një keqardhje të theksuar lidhur me qëndrimet e Orban për fillimin e bisedimeve të pranimit me Ukrainën në BE.
Sipas eurodeputetëve, veprimet e Orban po pengojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Po ashtu Hungaria do të përdorë veton kur të propozohet hyrja e Bullgarisë në zonën për lëvizje të lirë Schengen, përveç nëse i jep fund taksës së transitit për gazin rus, ka thënë Ministria e Jashtme e Hungarisë, të shtunën.
Paralajmërimi për veto vjen pas marrëveshjes së arritur të enjten në mes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë, që të nisen bisedimet për anëtarësim të Ukrainës në bllkun evropian.
Atë ditë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka lëshuar sallën, duke e lënë të lirë mundësinë për miratim të vendimit.
Rezistenca e Orbanit në Bruksel është shpërblyer me pikë në Moskë, me të cilën Orban ruan kontakte të rregullta, pavarësisht nisjes së luftës në Ukrainë.
Moska vazhdon të furnizojë Hungarinë me gaz.
(Telegrafi)