Stuart Peach: Mahnitëse të shohësh se sa shumë ka ndryshuar Kosova për të mirë

Prishtinë, 11 shkurt 2022 – I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, i cili ishte në Kosovë të enjten, e ka publikuar një video mesazh në të cilin i ka shprehur përshtypjet e tij për ndryshimet që janë bërë në Kosovë prejvitit 2000, kur ai e kishte vizituar për herë të parë Kosovën.

“Kosova ka qenë gjithmonë një vend i veçantë për mua që kur erdha për herë të parë këtu në vitin 2000. Duke u kthyer në vitin 2022, është mahnitëse të shohësh se sa shumë ka ndryshuar Kosova për të mirë”, ka thënë ai.

“Në një kohë të shkurtër Kosova është shndërruar në një demokraci që funksionin mirë, drejt integrimeve euro-atlantike dhe është duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm të ndalojë korrupsionin dhe të fuqizojë sundimin e ligjit; ka shtuar Sir Stuart Peach.

Por, ai ka thënë se Kosova ka ende për të bërë.

“Ende ka gjëra që duhet të bëhen, por përshtypjet e mia janë se ka shumë gjëra për të qenë krenar”, ka thënë ai.

Sir Stuart Peach ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë partner i palëkundur i Kosovës.

Mesazhi i plotë i Sir Stuart Peach:

Kosova ka qenë gjithmonë një vend i veçantë për mua që kur erdha për herë të parë këtu në vitin 2000.

Duke u kthyer në vitin 2022, është mahnitëse të shohësh se sa shumë ka ndryshuar Kosova për të mirë.

Roli im si i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar është të mbështesë punën për të promovuar stabilitetin dhe prosperitetin në këtë rajon.

Disa nga prioritet e mia përfshijnë forcimin e institucioneve demokratike, luftimin e krimit të organizuar, duke inkurajuar zgjidhjen e çështjeve si krimet e luftës dhe çështjen e personave të pagjetur.

Unë gjithashtu po punoj me ndihmën e partnerëve tanë në dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Këto janë prioritet për Kosovën, e gjithashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar.

Mezi pres të punojmë me ju në këto çështje.

Gjatë vizitës sime pata mundësinë të diskutojmë për të ardhmen e Kosovës dhe rolin që mund të luajë  Mbretëria e Bashkuar me njerëzit në Qeveri, opozitën e më gjerë.

Ende ka gjëra që duhet të bëhen, por përshtypjet e mia janë se ka shumë gjëra për të qenë krenar.

Në një kohë të shkurtër Kosova është shndërruar në një demokraci që funksionin mirë, drejt integrimeve euro-atlantike dhe është duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm të ndalojë korrupsionin dhe të fuqizojë sundimin e ligjit.

Mbretëria e Bashkuar mbetet një partner i palëkundur i Kosovës dhe zotohet për të ndaluar kërcënimet për stabilitetin dhe sigurinë në rajon

Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe mezi pres të shihemi sërish në të ardhmen e afërt!

(r.m.)