Sudani e njeh pavarësinë e Kosovës

Antalia, 12 prill 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Sudani e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ajo e ka publikuar këtë lajm pas takimit me ministrit të Jashtëm të Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, të shtunën, në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë. 

This image has an empty alt attribute; its file name is Ali-Yousuf-al-Sharif-e-Vjosa-Osmani-ne-Antalia.jpg

“Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh” ka shkruar Presidentja Osmani në platformëm X.

Në një video përkrah ministrit të Jashtëm të Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, Presidentja Osmani tha se nga ai u njoftua për vendimin e presidentit të Sudanit për njohjen e shtetit të Kosovës dhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Shefi i diplomacisë sudaneze tha se vendimi për njohjen e Kosovës është marrë pas takimit me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Njohja nga Sudani vjen dy javë pas njohjes nga Kenia.

Presidentja Osmani ka njoftuar se të shtunën në margjina të Forumit Diplomatik të Antalias, në Turqi, është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Kenias, Musalia Mudavadi, i cili  është edhe sekretar i kabinetit të Presidentit të kë tij vendi. Ajo ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët.

“Pas vendimit historik për njohjen e Kosovës nga Kenia, në Turqi, u takova me Ministrin e Jashtëm të Kenias, njëherësh Kryesekretarin e Kabinetit Presidencial, z. Musalia Mudavadi, të cilin e falënderova edhe një herë për këtë hap të rëndësishëm, i cili kontribuon për paqen e stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë. Diskutuam për fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët, të cilat do t’i konkretizojmë gjatë vizitës zyrtare në Kenia dhe përgjatë rrugës sonë të përbashkët si aleatë dhe partnerë|, ka shkruar Presidentja Osmani në platformën X.

This image has an empty alt attribute; its file name is Musalia-Mudavadi-e-Vjosa-Osmani-ne-Antalia.jpg

Serbia ka reaguar me hidhërim ndaj vendimit të Kenias për njohjen e shtetit të Kosovën. Autoritetet serbe druajnë shembullin e Kenias mund ta ndjekin edhe shtete të tjera të Afrikës që nuk e kanë njohur Kosovën, pasi Kenia është një ndër shtetet me ndikim në pjesën qendrore të këtij kontinenti.

(r.m.)

Comment

*