Sunak: Britania e Madhe dënon sulmet ndaj KFOR-it, bën thirrje për uljen e tensioneve

Londër, 4 korrik 2023 – Kryeministri britanik Rishi Sunak, ka thënë se vendi i tij i dënon sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilat ndodhën më 29 maj.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Ne i dënojmë sulmet e paprovokuara ndaj pjesëtarëve të KFOR-it”, ka theksuar ai të martën, gjatë një debati në Parlamentin Britanik.

Sunaj u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë të përgjegjës për uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.

“Liderët e Kosovës dhe të Serbisë kanë përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme”, është shprehur ai.

Kryeministri britanik ka thënë se palët duhet t’i kthehen dialoogut.

“Pikëpamja jonë është se ne duhet të gjejmë një mënyrë për t’u kthyer në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

Sunak e ka bërë këtë deklaratë në përgjigje të shqetësiimeve të kryetares së Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Cairns.

Në fjalën e saj në parlament, Cairns i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për qasjen e tyre ndaj tensioneve në pjesën veriore të Kosovës. Ajo ka thënë se SHBA dhe BE po e bëjnë përgjegjëse dhe po e ndëshkojnë vetëm Kosovën, ndërsa po e “përkëdhelin” Serbinë, e cila është përgjegjëse për eskalimin e situatës.

Alicia Cairns e ka akuzuar Serbinë se po i armatos serbët në Kosovë dhe se në këtë aktivitet kriminal janë të përfshira edhe kishat serbe.

(r.m.)