Sveçla: Bashkëpunëtori i afërt i djalit të Vuçiqit ishte pjesë e njësitit që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë

Prishtinë, 8 tetor 2023 – Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar të dielën fakte të reja që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Ai ka tregrar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dokumenti personal dhe vetura e Milorad Jevtiçit, njërit ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciqit, djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, gjë që dëshmon se ai ka marrë pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës.
Sveçla ka thënë se pritet që hetimet të tregojnë nëse në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë në ka marrë pjesë edhe djali i Vuçiqit.
Ai ka publikuar edhe fotot e dokumenteve që janë gjetur në vendin e ngjarjes.
“Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi.
Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë. Milorad Jevtiq është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.
Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

May be an image of 1 person and text

May be an image of text

May be an image of car and text

May be an image of text that says "peny6лиKa CP6иJa SRB mиHиcTapcTBo yHyTpawHиx nocлoBa BG2607-CI y6ли dp AMUSAUE 07.05.2024 VC 0028198801 HARENMиLIA perиcTpauиoHa E 30a MUS"

May be an image of text
(r.m.)