Sveçla e hedh poshtë kërkesën e Vuçiqit për kthim në punë të ish-policëve serbë të dorëhequr: As që bëhet fjalë

Prishtinë, 6 tetor 2024 – Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e përmbushjes së kërkesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të kthehen në punë ish-policët serbë në pjesën veriore tgë Kosovës që kishin dhënë dorëheqje vitin e kaluar.

“As që bëhet fjalë që të plotësohet kërkesa e Aleksandar Vuçiqit që ish-policët të kthehen në radhët e Policisë së Kosovës. Kjo jo vetëm se është shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla të dielën, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jo vetëm që është shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar ai.

Sveçla e ka quajtur “pastrim të elementit criminal” në zone dorëheqjen e një mase të madhe të policëve nga komuniteti serb në pjesën veriore të Kosovës.

“Dorëheqja e këtyre zyrtarëve policorë, në fakt ka qenë po ashtu për një masë të madhe të tyre, pastrim i elementit kriminal në atë zone”, është shprehur ministry Sveçla.

(r.m.)