Prishtinë, 30 tetor 2024 – Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Në një postim në Facebook, Sveçka ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për ecurinë e takimit të fundit të Procesit të Berlinit dhe mbi vendimin për kotrollin e mallrave që futen në Kosovë nga Serbia, në pikën kufitare të Merdarit. Ai ka thënë se ky vendim është marrë për sigurinë e vendit deri në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve ‘X’.
Sveçla ka thënë se me z. Sarrazin kanë biseduar edhe “Diskutuam për ecurinë e takimit të fundit të Procesit të Berlinit dhe rikonfirmova përkushtimin tonë si palë aktive për angazhim të mëtejmë në kuadër të këtij procesi. Biseduam po ashtu për masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallërat që hyjnë nga Serbia në pikën kufitare në Merdarë. Zyrtarët tanë shtetëror po e zbatojnë këtë vendim me përkushtim me qëllim të garantimit të sigurisë së vendit tonë deri në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve ‘X’ që do të lehtësojnë edhe punën e tyre edhe pritjet në pika kufitare. Falënderova z. Sarrazin për angazhimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar Sveçla.
Institucionet e Kosovës kanë vendosur të lejohet futja në Kosovë e mallrave nga Serbia nëpërmjet pikës kufitare në Merdar. Vendimi është marrë pak para takimit të vendeve të CEFTA-s dhe samitit të Procesit të Berlinit,
(r.m.)