Prishtinë, 6 gusht 2024 – Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i ka shpërfillur reagimet lidhur me mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në katër komunaet veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut, Sveçla është pyetur lidhur me reagimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian lidhur me mbylljen e këtyre degëve. Aik e cilësoi këtë si veprim shumë normal të institucioneve të Kosovës.
“Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës është shumë normale. Ato nuk kanë pasur licencë”, ka thënë azi.
Sveçla është se a do të hapet për qarkullimin e automjeteve Ura e Ibrit. Ai ka thënë se kjo urë do t՞ hapoet, por nuk ka dhënë ndonjë date.
“Ura do të hapet, nuk ka asnjë arsye që të mos hapet. Tash, kur do të hapet është çështje e vlerësimit të ekspertëve”, ka thënë ai.
Në fillim të gushtit, kryeministri Albin Kurti e paraqiti para përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe BE-së planin e Qeverisë për hapjen e urës.
“Plani parasheh testimet për stabilitetin infrastrukturor të urës, vlerësimin e rrezikut dhe rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, rivitalizimin vizual të urës me qasje në urë për të gjithë, diskutimet me qytetarë dhe grupe të interesit si dhe fushatën e informimit gjithëpërfshirës mbi përfitimet dhe qëllimet e hapjes së urës”, njoftoi qeveria më 2 gusht.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet tjera të QUINT-it, Bashkimi Evropian dhe KFOR-i e kundështojnë planin e qeverisë për hapjen e kësaj ure dhe bënë tjirrje që për këtë çështje të diskutohet në kuadrin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Në kuadër të dialogut palët janë pajtuar që ura të hapet për qarkullim të automjeteve, por kjo nuk është realizuar kurrë.
(r.m.)