Prishtinë, 16 tetor 2023 – Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar prova të reja të sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.
Sveçla, në një postim në platformën “X”, i ka publikuar disa fotografi të disa minave kundër këmbësorisë që janë gjetur e konfiskuar në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbee. Ai ka thënë se këto janë një tjetër provë që në Kosovë ka grupe terroriste serbe të organizuara mirë.
“Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara?”, ka shkruar Sveçla.
The weaponry confiscated in the north of Kosova gives clear signals of the level of preparations for attacks & escalation from Serbia. The sophisticated mines & devices below are yet another proof. Any other evidence needed that we're dealing with well-organized terrorist groups? pic.twitter.com/D1M23P46QQ
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) October 16, 2023
Të shtunën, Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme armësh, mjetesh shpërthyese, municionesh dhe pajisjesh ushtarake në podrumin e një ndërtese në pjesën veriore të Mitrovicës.
(r.m.)