Sveçla: Të martën në veri u gjetën e konsikuan edhe uniforma ushtarake të SHBA-së e Britanisë

Prishtinë, 3 dhjetor 2024 – Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një videoregjistrim të armëve, municionit dhe uniformave ushtarake që janë gjetur e konfiskuar nga policia e Kosovës të martën, gjatë një bastisjeje në veri të vendit. 

Sveçla ka bërë të ditur se, përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, janë gjetur edhe uniforma të ushtrive të SHBA-së dhe Britanisë.

“Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj të Britaniksë. Ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera”, ka shkruar ai. 

Sveçla treguar se armët, municionet dhe uniformat ushtarake të konfiskuara të martën janë gjetur në një ahur.

Ministri i Sveçla ka paralajmëruar se kushdo që tenton ta cenojë rendin kushtetues e sigurinë e vendit nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.

“Republika e Kosovës dhe forca e ligjit do të triumfojnë në mbrojtje të rendit dhe demokracisë,” ka theksuar ai.

VIDEO

(r.m.)