Tajlanda i heq vizat për qytetarët e Kosovës

Prishtinë, 16 korrik 2024 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, njoftoi se Tajlanda i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës,

“Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë. Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar Donika Gërvalla në Facebook.

“Kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës”, ka shkruar ajo.

(r.m.)