Taipei, 28 qershor 2023 – Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit thotë se zbuloi të martën dy anije luftarake ruse pranë brigjeve lindore të ishullit dhe dërgoi avionë dhe anije për të vëzhguar luftanijet ruse.
Në një deklaratë të martën vonë, Tajvani tha se dy fregatat lundruan drejt veriut, jashtë bregut lindor të ishullit dhe më pas “u nisën nga zona tajvaneze e reagimit” në një kurs juglindor jashtë qytetit port Suao, strehë e një baze të madhe detare tajvaneze.
Ushtria e Tajvanit dërgoi avionë dhe anije për të vëzhguar luftanijet ruse dhe aktivizoi sistemet bregdetare të raketave, thuhet në deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” raportoi të martën se një grup i anijeve të Flotës Ruse të Paqësorit kishte hyrë në pjesët jugore të Detit Filipine për të kryer detyra si pjesë e një kalimi me rreze të gjatë.
Tajvani i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në miratimin e sanksioneve të gjera kundër Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë.
Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj, gjatë tre viteve të fundit ka raportuar rregullisht për anije të marinës kineze dhe avionë të forcave ajrore që operojnë rreth ishullit, ndërsa Pekini kërkon të ushtrojë pretendimet e tij territoriale.
(Zëri i Amerikës)