Bruksel, 2 maj 2023 – Takimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, ka përfunduar rreth orës 21:00, pas prezantimit të Draftit i Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kryeministri Kurti e ka hedhur poshtw kategorikisht draftin, duke e cilwsuar atw si produkt tw aspiratws serbe pwr formimin e njw Republike Serbe nw Kosovw.
“Qartazi ekziston dëshira për një Republikë Sërpska në Kosovë dhe kjo dëshirë e ka shkruar këtë statut”, tha Kurti, pas takimit.
Ndwrkaq Vuçiqi tha se refuzimi i kwtij drafti do tw thotw se Kosova refuzim i zbatimit twe marrwveshjes sw nwnshkruar nw vitin 2015.
“Është e qartë se Prishtina nuk dëshiron të përmbushë detyrimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.
Vuçiq paralajmwroi se “do të jetë fundi i gjithçkaje” nwse Kosova nuk pranon tw zbatojw marrwveshjen e arritur nw vitin 2015.
Drafti i prezantuar është hartuar nga Ekipi Menaxhues, i cili përbëhet nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë.
Danijella Vujiçiq, anëtare e këtij ekipi, ka treguar se i janë dhënë 30 minuta kohë për ta prezantuar draftin, kohë kjo që, sipas saj, ishte e pamjaftueshme edhe për leximin e draftit e lëre më për shpjegime, sepse drafti i ka 9 kapituj me 67 nene.
Vujiçiq ka treguar se ky draft në fakt ishte hartuar qysh në vitin 2018.
“Sot, pas pesë vjetësh, patëm rastin ta prezantojmë draftin e përfunduar në vitin 2018”, ka thënë Vujiçiq në takim me gazetarë.
Ajo ka thënë se, gjatë hartimit të draftit, Ekipi Menaxhues u është përmbajtur marrëveshjeve pëer formimin e Asociacionit të vitit 2013 dhe asaj të vitit 2015.
Drafti i Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë u prezantua në takimin Kurti -Vuçiq pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit gjatë luftës në Kosovë,
(r.m.)