Taulant Balla e mori detyrën e ministrit të Brendshëm

Tiranë, 15 korrik 2023 – Taulant Balla e mori të shtunën detyrën e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë.

Paraprakisht zyrtari i lartë i Partisë Socialiste dha betimin si ministër para Paresidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Balla e deklamoi para president: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Ndërkaq, Presidenti Begaj ia dorëzoi Ballës dekretin e emërimit ministër dhe i uroi sukses në detyrën e re, të cilën e vlerësoi të rëndësishme për vendin.

Pas ceremonisë së betimit, Balla shkoi në Ministrinë e Brendshme, ku u prit nga ministri i derisotëm Bledi Çuçi, nga zyrtarët më të lartë të kësaj ministrie dhe nga titullarët e agjencive të sigurisë së brendshme.

Taulant Balla është ministri i pestë i Brendshëm prej vitit 2013, kur Partia Socialiste e mori pushtetin.

Ai e ka nisur karrierën politike në vitin 2004, si këshilltar i kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Në vitin 2005 u zgjodh për herë të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Prej atëherë ka qenë deputet i PS-së në të gjitha legjislaturat. Prej  vitit 2017 ka qenë kryetar i grupit parlamentar të PS-së. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe në ato të vitit 2021 ka dalë kandidati më i votuar për  deputet në rang kombëtar.

(r.m.)