Londër, 10 maj 2021 – Të marën, më 11 maj, në Londër do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve “Brit 2021”.
Ndërsa shumica e fituesve të këtij çmimi do të shpallen në këtë ceremoni, Taylor Swift është njoftuar se ajo do të jetë fituese e çmimit “Global Icon”.
Swift është nominuar për çmimin “International Female Solo”, bashkë me Ariana Grande, Billie Wilish, Miley Cyrus dhe Cardi B.
Ky vlerësim i BRIT 2021 i jepet këngëtares 31 vjeçare për ndikimin e saj në muzikë në të mbarë botën.
Taylor Swift është femra e parë që nderohet me këtë çmim. Deri tani, fitues të këtij çmimi kanë qenë vetëm meshkujt: David Bowie, Elton John dhe Robbie Williams.
(r.m.)