New York, 6 dhjetor 2023 – Revista prestigjioze amerikane “Time” e ka shpallur këngëtaren e njohur amerikane Taylor Swift si personalitet të vitit. Kjo është bërë një javë pasi platforma “Spotify” ka njoftuar se muzika e saj është më e dëgjuara në këtë aplikacion.
Swift është përzgjedhur nga lista e finalistëve ku gjendeshin edhe Barbie, Mbretin Charles III dhe shefi i kompanisë “OpenAi”, Sam Altman.
“Teksa popullariteti i saj është rritur ndër dekada, ky është viti që Swift, 33-vjeçare, ka arritur një shpërthim të llojit bërthamor: përmes artit dhe tregtisë, ka arritur të lëshojë energji me forcë historike”, thuhet në njoftimin e “Time”.
Gjatë këtij viti, Taylor Swift është përmendur vazhdimisht për suksesin e turneut të saj “Eras”, për lansimin e albumit “1989” dhe për lidhjen me Travis Kelce.
Karriera e saj është bërë temë edhe nëpër disa kolegje në Shtetet e Bashkuara.
Vitin e kaluar, revista “Time” e pati shpallur personalitet të vitit presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
(r.m.)