Prishtinë, 15 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë ua caktoi masën e paraburgimit prej një muaji pesë të pandehurve (I.Z., R.K., A.K., A.D. dhe M.D). të cilët dyshohen për veprat penale: “kontrabandim me mallra”, “shmangie nga tatimi” dhe “tregti e ndaluar”.
Dyshohet se këto vepra janë kryer nga tëpandehurit në veri të Kosovës.
Pesë të pandehurit janë arrestuar gjatë operacionit të policisë kundër kontrabandës memallra, që është kryer të mërkurën, në pesë rajone të Kosovës,përfshirë edhe Mitrovicën Veriore.
Ky operacion ka pasur në protesta të dhunshme të serbëve lokalë. Në përleshjet midis policisë dhe protestuesve janë lënduar 20 veta, dhjetë prej të cilëve ishin zyrtarë policorë.
Beogradi ka reaguar ashpër kundëraksionit të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, të banuarme shumicë serbe, duke e cilësuar atë si provokim për serbët që jetojnë atje.
Përfaqeësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe për Politika të Sigurisë, Joseph Borrell, e kacilësuar si të njëanshëm dhe të pakoordinuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Por, NATO e ka cilësuar të ligjshëm aksionin e institucioneve të Kosovës për parandalimin e kontrabandës dhe ekonomisë informale.
(r.m.)