Strasburg, 17 prill 2023 – Parlamentit Evropian do të votojë nesër, më 18 prill, marrëveshjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Korrespondentja e televizionit publik të Kosovës në Bruksel, Gjeraqina Tuhina, është shprehur e sigurtë se marrëveshja do të miratohet nga shumica dërmuese e deputetëve të Parlamentit Evropian.
“Nuk ka dyshim se do të kalojë me shumicë dërmuese vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke marrë parasysh se PE ka qenë promotori më i madh për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo.
Institucionet e Bashkimit Evropian i kanë hapur dritë jeshile për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, shumë kohë më parë. Por, këtij vendimi i ka hapur rrugë përfundimisht Këshilli i ministrave të Brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian, vendimet e të cilit merren me consensus të të gjitha vendeve.
Miratimi i marrëveshjeje i jep fund procesit tepër të gjatë nëpër të cilin kakaluar çështja e lëvizjes pa viza të kosovarëve në vendet e Schengenit.
Në rast se marrëveshja miratohet nga Parlamenti Evropian të martën, nënshkrimi i aktit ligjor pritet të bëhet të mërkurën, më 19 prill, nga Presidenti i Parlamentit Evropian dhe nga përfaqësuesi i Suedisë, si kryesues i Presidencës së BE-së.
Vendimi hyn në fuqi 20 ditë më vonë, me publikimin e tij në gazetën zyrtare, por udhëtimi pa viza i qytetarëve të Kosovës do të nisë më 1 janar të vitit 2024.
(r.m.)