Të paktën 30 të vdekur dhe 88 të plagosur pas sulmit rus në Zaporizhia

Kiev, 30 shtator 2022 – Të paktën 30 persona janë vrarë dhe 80 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketë ruse që ka goditur një konvoj me makina civile afër qytetit ukrainas Zaporizhja, ka thënë Policia e Ukrainës.

Më herët guvernatori rajonal, Oleksandr Starukh ka publikuar fotografi të makinave të djegura dhe trupave të shtrirë nëpër rrugë.

Starukh ka thënë se ekipet e shpëtimit janë në zonën e sulmit.

Sipas tij, konvoji ka qenë në rrugë për në territorin e pushtuar nga Rusia, meqë vozitësit kanë dashur të marrin familjarët e tyre dhe t’i dërgojnë në vende të sigurta.

Rusia nuk e ka komentuar këtë sulm, i cili ka ndodhur në ditën kur Moska aneksoi katër rajone ukrainase, përfshirë Zaporizhjan.

(REL)