Tusla (Oklahomas, US), 2 qershor 2022 – Katër persona u vranë të mërkurën, në një incident më armë në një spital në Tulsa të Oklahomës, tha një zyrtar i policisë.
Kapiteni Richard Meulenberg konfirmoi numrin e të vdekurve. Ai tha se edhe sulmuesi ishte i vdekur. Ende nuk është e qartë se si ka vdekur sulmuesi.
“Policët aktualisht po kontrollojnë çdo dhomë të ndërtesës për t’u siguruar që nuk ka kërcënime të tjera”, tha policia në një postim në Facebook, pak para orës 18:00.
“Ne e dimë se ka shumë të plagosur dhe mund të ketë shumë viktima”, tha ajo.
Zoti Meulenberg tha gjithashtu se shumë njerëz u plagosën dhe se kompleksi mjekësor ishte një “skenë katastrofike”.
Spitali i Shën Françeskut mbylli kampusin e tij të mërkurën pasdite për shkak të situatës në ndërtesën mjekësore “Natalie”.
Dhjetëra makina të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe autoritetet kanë bllokuar trafikun në kampusin e spitalit ndërsa vazhdojnë hetimet për sulmin këtë sulm me armë.
Incidenti me armë në Oklahoma pason sulmin në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, ku më 24 maj një 18 vjeçar vrau 19 nxënës dhe 2 mësuese.
(Zëri i Amerikës)