Prej së hënës deri ditën e sotme mësohet se ishin planifikuar fluturime nga Kabuli drejt Tiranës por ato janë anulluar.
Televizioni Top Channel, iu referua burimeve të Aviacionit Civil se pasditen e të dielës janë kërkuar leje ulje për dy avionë ushtarakë amerikanë.
Të njëjtat burime thanë se koha e mbërritjes së dy avionëve është parashikuar me nga 1 orë diferencë.
Avioni i parë nëse do të mbërrijë do të sjellë 160 persona ndërsa avioni i dytë 250.
Gjithsesi thonë burimet gjithçka do të kristalizohet vetëm kur avionët të kenë lënë pistën e aeroportit Hamit Karzai drejt Tiranës, kjo pasi 6 ditëve të fundit ka pasur planifikime të cilat janë anuluar.
Raportimet e medieve ndërkombëtare edhe sot kanë përcjell lajmet e kaosit që vazhdon përreth aeroportit të Kabulit ku për të normalizuar situatën janë dislokuar trupa ushtarake amerikane dhe britanike.
Andrew North gazetar britanik raporton se ushtarët amerikanë kanë bllokuar të gjitha portat hyrëse të aroportit.
Top Channel