Tiranë, 31 maj 2021 – Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet në seancë plenare të mërkurën, në 9 qershor, për të votuar raportin për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, të drejtuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Të premten, Komisioni Hetimor e miratoi raportin që përfshin, siç thuhet, “shkeljet” e shumta të Kushtetutës nga Presidenti Meta gjatë fushatës zgjedhore dheditën ezgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
49 deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë shkarkimin e Presidentit Meta, për veprimet e Metës që cilësohen si “shkelje të Kushtetutës”.
Sipas Nenit 88 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Shtetit mund të shkarkohet nga Kuvendi me votat e së paku 94 deputetëve apo dy të tretave të përbërjes së pltë të Kuvendit.
Nëse Kuvendi voton për shkarkimin e Presidentit Meta, çështjado të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendos nëse janë të bazuara apo jo gjetjet e komisionit hetimor të Kuvendit që ka propozuar shkarkimin.
NJOFTIMI I KUVENDIT:
Konferenca e Kryetarëve caktoi datën e votimit të kërkesës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës
Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Konferenca vendosi që seanca plenare për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, të zhvillohet në datën 9 qershor, ditën e mërkurë, në orën 10:00.
(r.m.)