Prishtinë, 26 maj 2021 – Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka njoftuar kryetarët e komunave të Kosovës se këtë të premte pritet të arrijnë në Kosovës edhe 100 mijë doza të vaksinës “Pfizer”.
“Ministri Vitia tha se aktualisht temë kryesore është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë në Kosovë edhe 100.000 vaksina të reja, dhe të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve”, ka thënë Vitia në takim me kryetarët e komunave.
Asociacioni i Komunavde të Kosovës njoftoi se ministry Vitia ka thënë se procedura e aplikimit për vaksinim përmes platformës E-Kosova tani është më e lëhtë dhe se komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit.
Aleanca COVAX e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në faqen e saj zyrtare nëinternet, ka njoftuar se rreth 100 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit janë alokuzr për Kosovën.
Deri më tash Kosova ka përfituar mbi 62 mijë vaksina “Astra Zeneca”, përmes programit COVAX dhe mbi 11.500 vaksina “Pfizer”, donacion nga Bashkimi Evropian.
Dy ditë më parë, Kroacia kapremtuar se do t’ia dhurojë Kosovës 10 mijë dosa të vaksinës.
Edhe Gjermania dhe disa vende të tjera të BE-së kanë premtuar se do të ndihmojnë procesin e imunizimit të popullsisë së Kosovës nga COVID-19.
(r.m.)