Prishtinë, 24 shkurt 2023 – Policia e Kosovës njoftoi se të enjten, në orët e vona, njësiti policor në Zveçan ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të pikës së kotrollit.
Në njoftim thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë, por nuk është hasur ndonjë person i dyshuar.
“Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë, por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante. /Telegrafi/
Një ditë më parë, Policia Kufitare në Veri, ka parandaluar kontrabandimin e mallrave në pjesën veriore të vendit. Rreth orës 18:15, në fshatin Jarinje e Poshtme, pranë kufirit me Serbinë, policia e ka ndaluar një automjet të tipit “VË Pasat “ me traga të Serbisë, të ngarkuar me disa mallra të kontrabanduara nga Serbia. Auutomjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar, ndërsa ngasësi I veturës është proceduar në mënyrë të rregullt.
Policia njoftoi se personi i dyshuar rezultoi të jetë recidivist i veprave të kontrabandës me mallra.
(r.m.)