TË SJELLËSH KOHË DHE TË PARALAJMËROSH…

– Në Kosovë del romani “Funerali i pafundmë” i Visar Zhitit –

“Botimet KOHA” sjell një roman të pazakontë, i nxjerrë nga e harruara, “Funerali i pafundmë”. Roman i shkruar nga Visar Zhiti për një funeral surreal që ngërthen metafora histroike, rrëfime tragjikomike, cinike e groteske, që të gjitha në funksin të luftimit të diktaturës nëpërmjet letërsisë. Me një stil jashtë të zakonshmes, Zhiti shkrin gjithë talentin lirik për ta sjellë një roman shumë të veçantë.”

Kështu shkruan në lajmin e vet enti “Botimet KOHA” në Prishtinë në publikimin që i bën romanit “Funerali i pafundmë” të shkrimtarit Visar Zhiti. Ky roman del në kohë pandemie dhe i bën jehonë të zymtë edhe pandemisë, por asaj ideologjike. Romani është një përballje letrare me dikaturat, cilatdo qofshin dhe ngado që mund të vijnë.

Pas botimit të parë në Tiranë, nga “Omsca-1” 2003, romani u botua dhe në Itali me përkthim nga prof. Elio Miracco.

Më pas doli dhe në Rumani, me përkthim të Dr. Luan Topciut. Botimi i tij i dytë në vitin që shkoi, pati disa shtesa, me të cilat doli së fundmi në Prishtinë.

Ndërkaq romani është në process pune për botim dhe në gjuhë të tjera Kritika vendase dhe e huaj e sheh “Funeralin e pafundmë” si vepër postkafkiane dhe postmoderniste, Po rendisim disa pjesë prej tyre, nga shkrimtarë dhe kritikë letrarë.


NJË RRËFIM PËR ECJEN NË ASKUND

Nga Aliu Aliu

Kritik arti, Kosovë


          …eshte porosi dhe paralajmerim, eshte rrefimi per ecjen askund te nje kohe, te nje hapesire, te nje rrethi, te nje shoqerie, te nje kolektiviteti qe s’di prej ku eshte nisur dhe pse eshte nisur dhe, me tragjikja akoma, qe s’di per ku udheton ne formen e nje funerali, pse udheton dhe ke perciell.

lexuesi ne fund pyet: pse gjithe ky trishtim, sikur te paskesh qene paluar neper shekuj, e per t’u shpaluar pastaj ne faqet e romanit “Funerali i pafundme”?

Dhe na vjen vazhdimisht te pyetemi: c’eshte gjithe ky vizion tragjik, permasash apokaliptike? Enderr, parandjenje e paralajmerim, loje e imagjinates buze humnere, te imagjinates qe pluskon dhe deperton pertej te imagjinueshmes? 

Nga Dr Gëzim Alpion,

Universiteti i Birminghamit, Mbretëria e Bashkuar.

Po qe se akoma nuk e keni lexuar romanin e Visar Zhitit “Funerali i Pafundmë”, nxitoni të gjeni nje kopje. Po qe se libri nuk ështe më në qarkullim, i shkruani botuesit menjëherë që të botojë kopje të tjera, mundësisht sa më shumë. Po qe se ribotimi do të marr kohë, më shkruani që t’iu dërgoj kopjen time.       Sa më herët që ta lexoni këtë vepër, aq më shumë do të përfitoni.             Si çdo vepër me vlerë, ky roman ju ofron lexuesve nje trajtim terapik që do t’i ndihmojë ata ta njohin vetveten ndoshta më tepër se nga çdo libër tjetër që kanë lexuar deri tani. Si nje Froid letrar, Zhiti e drejton lexuesin me mjeshtëri, simpati, por disa herë edhe me insistim në turneun e vështirë nëpër labirinthet e errëta të koshiencës dhe subkoshiencës. Me Zhitin, letërsia shqiptare ka gjetur nje stil te ri rrëfimi që u përsos nga James Joyce dhe Virginia Woolf.                                                                                      

Zhiti ka shkruar një vepër origjinale sa moderniste po aq edhe postmoderniste për nga konceptimi dhe ekzekutimi artistik si dhe mesazhi filozofik. Ky roman mund të krahasohet denjësisht me disa nga veprat më të mira të autorëve si Kafka, Orwell, Salinger, Heller dhe Solzhenitsi. Duke pasur parasysh historinë e romanit shqiptar, Funerali i Pafundmë është një arritje për letërsinë dhe kulturën shqiptare.

NË ITALI VALLE E ÇMENDUR FERRI

Nga Prof. Elio Miracco

Visar Zhiti ndërton një mozaik marramendës, ku duket se janë vënë të gjitha me ngjyrat e ndjenjave : dhëmbja dhe ironia, seksi dhe ëndrra, vuajtja dhe bukuria, gjëmimet e luftrave në Ballkan dhe fantazmat, realja e përzier me jorealen duke u bërë më reale, përditshmëria e shpërndarë nëpër kohë, me një dënduri dhe harmoni që e arrijnë vetëm mjeshtrit.

Nga Davide Brullo

Funeralin e pafundmё, roman i jashtzakonshёm, qё kashtis ankthin uajtnian tё kёngёs me marramёndjet e Mario Luzi-t                                 Nё fakt, romani-poemë nё 66 odat e tij kundёr – Nerude, ёshtё varrimi, 100 vjet mbas Revolucionit rus, tё “mendimit tё njёsuar” (nga ana tjetёr, “tё mendosh ndryshe tё ndёrlikohet jeta”), tё Shtetit si “varrmihёs”, tё diktatorit si proletariati i bashkuar (“Nё vdekjen e diktatorit mbretёron njё hije e rёndё nё tё gjithё Shtetin dhe njё angёshti, duket sikur ka vdekur edhe vendi. A do tё gjindet mё njё tjetёr shtypёs kaq i suksesёshёm ?”)

          Nё kёtё valle tё çmendur ferri megjithatё shpёrthen dashuria epshore (“ Qё njё ditё do tё vdisja, e dinja, por qё tё bёnja dashuri nё njё funeral, nuk m’a ka marrё mendja kurrё), madje nё “formё piramidale”. Megjithёse i prashitur nga pushteti, poeti gjithёnjё ulurin “po”-nё e tij mizore jetёs.

Nga Alessandro Zaccuri

          Ёshtё njё valle e veçantё vdekёsore ajo qё poeti shqiptar  Visar Zhiti vё nё skenё nё kёtё Funeral tё pafundmё, i pёrkthyer mrekullisht nga Elio Miracco nё njё italishte qё ruan ashpёrsinё dhe guximin e sprovёs sё origjinalit: kapërcimet e papritura qё ngrenё krye nga njё kapitull nё tjetrin… qё pёrmblidhen nё epigrame… dhe rrokullisje dramatike, njё faqe e bardhё pёr tё lёnё tё kuptohet se pragu i tё pathёnёshmes ёshtё arritur.                                       

I konceptuar si alegoria e totalitarizmit, Funerali i pafundmё kthehet nё njё pёrsiatje mё tё gjёrё mbi gjёndjen njerёzore, ndёrmjet instiktit tё mbijetesёs dhe fatit tё pёrbashkёt : “Ne i pёrkasim tё gjithё vdekjes e mbi tё gjitha nё njё funeral”, shkruan Zhiti, duke bёrё tё depёrtojnё nё bashkёkohёsinё fjalёt e dashura tё Etёrve tё shkretёtirёs.

POROSI EVOLUTIVE ME VLERA UNIVERSALE

Nga Dr. Viktor Marko Solomon

Izrael

Funerali është një dekodifikim jashtëzakonisht simbolik i një procesi që fillon atje ku fillon edhe vetë historia e jetës dhe vazhdon, pambarimisht, i pasuruar me cilësitë, karakteristikat, vlerat dhe vetë domethënien e ekzistencës së saj.

Vetëm një operacion i mirëkuruar ermeneutik në planin psiko-antropo-sociologjik mund të zbërthejë jo vetëm simbolikën e fuqishme prehomerike të Funeralit të Zhitit, por edhe pasurinë gjuhësore aq të favorizuar nga shqipja në të cilën romani është shkruar,

Funerali surreal që përshkruan Zhiti përballon temën më shumë se aktuale të konfliktit  Vetvete – Ego, që dominon shoqërinë e sotme postmoderne, temën e domosdoshmërisë së shembjes së skemave të konsoliduara antropologjike, që i japin njeriut të sotëm disa  përsigurime, por jo siguri të vërtetë.

NË RUMANI

NJË EVENIMENT KULTUROR

Nga Dr. Luan Topçiu

Romani „Funerali i pafundmë” popullohet jo nga karaktere, por nga personazhet-maska, personazhet zëra ose thjesht personazhet hije të paforma që krijojnë kortezhin e pafund. Funerali është torturë e ngadaltë shumëvjeçare, gjë e shton dramacitetin, dhe jo rroposje e beftë.                                                            

Ky kortezh i pandemive ideologjike shkon paralelisht me pandeminë COVID-19. Është marshimi i shumicës drejt një varri të nevojshëm, duke mbajtur një arkëmort enigmatik që nuk mbërrin në asnjë destinacion.                   

Poeti i madh rumun Cezar Ivanescu lexoi dorëshkrimin e këtij romani, duke e përshkruar shkrimtarin Visar Zhiti si “një shkrimtar origjinal me forcë të madhe dhe dramatizëm të rrallë”.

Nga Aurel Maria Baros

Libri i Visar Zhitit, “Funerali i pafundmë” është një epope e vërtetë e kalvarit të një shoqërie që i është nënshtruar “një marshi funebër” diktatorial, drejt një ideali të sëmurë. Në thelb, një histori e rëndë, por plotësisht reale, një histori e marshimit te verbër, një histori përberë prej evenimentesh domethënëse, tragjike dhe tragji-komike, një metaforë e jashtëzakonshme e “turmës” e tërhequr në mënyrë obsesive ne një rrugë që nuk gjen fundin.

          Ne tekstin e Zhitit, siç sugjeruam më lart, bashkekzistojnë lumturisht, me domethënie te thella, sekuenca te tmerrit dhe poezisë se ndjeshme, komikja me absurdin, grotesku dhe meditimi serioz, patetizmi dhe fatalizmi më gjunjëzues. “Funerali i pafundmë” i autorit te talentuar dhe te thelle Visar Zhiti duke u publikuar në Rumani, përbën një eveniment te vërtetë kulturor.

Nga Liviu Lungu

Përmes një gjetjeje krejt origjinale, arrin t’i induktoje lexuesit hidhërimin, grinë dhe tmerrin e një intelektuali në fundin e mijëvjeçarit të dytë.

         Teksti, relativisht i shkurtër: kujtime, memento, metaforë me referime historike të qarta, historia e drejtuar dhe përmes metaforash, rrëfime me thekse tragji-komike dhe, vende-vende, cinike, grotesk, që dëshmon thellësi dhe frymë fine vëzhgimi, seri obsedante me ndodhi nga të cilat bien në sy disa, përsosmërisht të integruara, nga një lirikë e shkëlqyer…