Televizioni shtetëror rus ndërpret transmetimin e fjalimit të Putinit

Moskë, 18 mars 2022 – Televizioni shtetëror rus ka ndërprerë papritur transmetimin e fjalimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili po fliste në Stadiumin “Luzhniki” në Moskë, raportojnë mediet dhe agjencitë ndërkombëtare.

Fjalimi i Putinit është ndërprerë papritur, madje në gjysmë të fjalisë.

“Krejt rastësisht fillimi i operacionit special (në Ukrainë) ndodh në ditëlindjen…” ka thënë Putin dhe transmetimi është ndërprerë pa e përfunduar fjalinë. Në vend të Putinit në ekran janë shfaqur pamje të audiencës, ndërsa në sfond është dëgjuar muzikë.

Një pjesëmarrës i koncertit ka thënë se Putini e ka përfunduar menjëherë fjalimin dhe e ka lënë skenën.

Ende nuk dihet pse ka ndodhur diçka e tillë.

Putin po mbante fjalim në një  manifestim të organizuar me rastin e përvjetorit të tetë të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Pak ditë më parë, Putini e ka shpallur Krimenë territor të Rusisë, kurse tani kërkon që Ukraina të pranojë se Krimeja është pjesëe Rusisë.

(r.m.)