Tiranë, 8 janar 2022 – Në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë në Tiranë, të shunën në mesditë, mbretëroi një atmosferë shumë e tensionuar, e shoqëruar me kritika e akuza reciproke, madje edhe me fyerje, midis mbështetësve të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
Në momente para selisë dhe brenda saj pati edhe incidente serioze.
Rreth orës 12, para selisë së PD-së u mblodhën mijëra mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, në protestën kundër mbylljes së dyerve të partisë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, legjitimiteti i të cilit kontestohet nga një pjesë e madhe e demokratëve.
Një pjesë e protestuesve ishin grumbulluar para selisë së partisë qysh në orën 11, duke kërkuar hapjen e dyerve për deputetët dhe zyrtarët e PD-së që e kontestojnë ligjitimitetin e Bashës.
Një grup protestuesish i demoloi dyert e hyrjes kryesore të partisë dhe hynë brenda, por nuk arritën në katin e dytë të ndërtesës, sepse hasën në dyert e blinduara, të kamufluara me pano e sllogane të partisë.
Rreth orës 12 protestuesve iu bashkua ish-kryeministri Berisha, i cili u prit me ovacione dhe me thirrjet
“O Sali, o hero, Shqipëria ty të do!”
Berisha, duke iu drejtuar protestuesve, tha se kjo është një protestë paqësore për siç tha, shndërrimin e selisë sëPD-së në “shtëpi të lirisë”, kurse protestuesve u bëri thirrje për vetëpërmbajtje.
“Protesta është dhe do të mbetet protestë paqësore. Ftoj të gjithë protestuesit. demokrate dhe demokrate që sot do të ndërrojne bunkerin e Peng Bashës ne shtëpinë e lirisë. Të ruajnë gjakftohtësinë dhe të vetëpërmbahen. Nëse ndërhyn policia, ndërhyn Rama”, tha Berisha.
Berisha akuzoi Lulzim Bashën dhe kryeministrin Edi Rama se, siç u shpreh, e kthyen selinë e PD-sënë bunker.
Rreth 0rës 12 e 30 situata në selinë e PD-së u përshkallëzua, Disa mbështetës të Berishës u ngjitën me shkallë në katin e dytë dhe të tretë të godinës, por ata u goditën me mjete të forta persona që gjendeshin brenda.
Pas këtij incidenti nga brenda godinës së partisë u hodh gaz lotësjellës ndaj protestuesve që mësynë të hapin me dhunë derën anësore të ndërtesës dhe të futen brenda. Por, një grup protestuesish nuk e zbraps dhe vazhdoi përpjekjet për të hyrë në ndërtesë, duke përdorur edhe pajisje e mjete të ndryshme për të shpërthyer dyert e dritaret e ndërtesës.
Deri në orën 12 e 50 minuta policia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të vendosur rendin e qetësinë para selisë së PD-së.
(r.m.)